Nis rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në rrugën Mihal ‘Grameno’

Në rrugën “Mihal Grameno” ka nisur rikonstruksioni i rrjetit të shpërndarjes që pritet të mundësojë furnizim edhe më cilësor në pjesët e rrjetit që mund të jenë amortizuar apo të kenë shfaqur problematika të ndryshme.

Mjetet e rënda të Bashkisë si dhe specialistët e UKT kanë nisur punën për ndërtimin e një tjetër linje të re ujësjellësi, e cila do të ndikojë më shumë për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve në këtë zonë me dendësi të madhe popullsie.

Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se përmes një plani ambicioz investimesh, Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 ore brenda 5 viteve.

Bashkia ka garantuar sigurimin e furnizimit me ujë të zonave të reja urbane, reduktimin e lidhjeve abuzive gjatë linjave të transmetimit, sjelljen në kushte optimale të tubacioneve kryesore dhe të burimeve të furnizimit si dhe rregullimin e skemës hidraulike për të reduktuar ndërprerjet e shërbimit.

SHKARKO APP