Nis seanca në GJKKO për Erion Veliajn. Kryebashkiaku përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca
Ka nisur seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 të tjerëve.
Veliaj nuk është i pranishëm në gjykatë, por deklaron se do përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Nga të pandehurit në sallë janë Elman Abule dhe ish-polici Fatjon Baci.
Mësohet se avokati i Veliajt, Ndreca ka kërkuar dy javë kohë për t’u njohur me dosjen.
Ai theksoi se ende nuk i është vënë në dispozicion dosja në mënyrë elektronike dhe detyrohet të shkojë çdo ditë në gjykatë për ta lexuar dhe se ka konstatuar se dosjes i mungojnë 24 fashikuj.
“Unë kam qenë fizikisht në gjykatë për të fituar kohë dhe për të lexuar 60 mijë faqe dhe 1 mijë e më shumë prova. Mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166. Dua të shqyrtoj se çfarë mungon nga kjo dosje. Rrezikon që ky proces të bjerë ndesh me Konventën Evropiane”, deklaroi Plarent Ndreca.
KOHA JONË SONDAZH

