Nis seanca në GJKKO, Veliaj ndërron avokat. Në krahun e tij shkon ish-deputeti i PS-së

Në GJKKO ka nisur seanca e radhës në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë. Në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado. Veliaj nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa ka paraqitur një deklaratë ku kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, i cili ndodhet në seancë në rolin e mbrojtësit ligjor. Përveç Ndrecës, në seancë e pranishme është dhe avokatja kryesisht e Veliajt, Valentina Todoresku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?