Nis shqyrtimi i dosjeve, mbi 2200 aplikime për kreditë e buta në Tiranë
Bashkia e Tiranës ka nisur procesin e shqyrtimit të mbi 2200 dosjeve për kredi të butë.
Drejtorja e përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti, bën të ditur se nëse plotësojnë kriteret, 1000 përfituesit do të shpallen të gjithë brenda muajit qershor. Prioritet në përzgjedhjen e përfituesve do të kenë çiftet e reja si dhe familjet që vijnë nga kategoritë në nevojë.
Tirane- Mbi 2200 persona kanë aplikuar për kredi të butë pranë Bashkisë së Tiranës.
Drejtorja e përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti, bën të ditur se lista e përfituesve do të dërgohet për miratim në Këshillin Bashkiak brenda muajit qershor.
“Pranë Bashkisë Tiranë janë depozituar 2276 aplikime. Nga 2276 dosje ne kemi marrë në konsideratë 500 prej tyre të cilat kanë kaluar vlerësimin në Komisionin e Strehimit. Do përpiqemi ta mbyllim këtë proces brenda fundit të muajit për t’i shkuar Këshillit Bashkiak me një vendim përfundimtar për miratim”, deklaron Ruseti.
Nisur nga fluski i lartë i aplikimeve, Ruseti sqaron se nëse plotësojnë kriteret, përfituesit e 1000 kredive do të shpallen në një fazë të vetme.
“Nga fluksi i dosjeve që kemi tani, propabiliteti është shumë i madh që ne të plotësojmë numrin prej 1000 të përfituesve që në fazën e parë. Nëse pasi të kenë kaluar në bankën e nivelit të dytë, banka për arsye të saj të cilat kalojnë përtej Bashkisë nxjerr si jofitues një numër të caktuar familjesh, atëherë në do të dalim më një thirrje të dytë për plotësuar numrin deri në 1000 kredi.
Në momentin që kemi mbyllur aplikimet në datën 8 qershor, askush nga qytetarët e Tiranës nuk mund të aplikojë për këtë program pa dalë me vendimin për miratimin e fazës së parë”, shpejgon më tej Ruseti.
Në përzgjedhjen e përfituesve, prioritet do të kenë çiftet e reja, ku mosha mesatare e të dy bashkëshortëve nuk i kalon 70 vjeç, si dhe familjet që vijnë nga kategoritë në nevojë.
“Proritet kanë çiftet dhe familjet e reja, ku mosha mesatare çiftit duhet të jetë 70 vjeç, ky është kriteri i cili merr më shumë pikë.
Më pas vijnë familje të cilat janë me nëna kryefamiljare, familje që kanë në përbërjen e tyre një person me aftësi të kufizuara , të komunitetit rom e kështu me radhë”, përfundon Ruseti.
Interesi i kredisë që aplikantët do përfitojnë do të jetë 3%, ndërsa kohëzgjatja 20 vite.