Nis sot procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt, mbahet seanca e parë e themelit
Do të zhvillohet sot seanca e parë gjyqësore e themelit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se në procesin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve të tjerë, do të marrë pjesë prokurori i çështjes, Olsi Dado, ndërsa vetë Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.
As Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt nuk është paraqitur në GJKKO për gjyqin. Ajo ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak të shtatzënisë.
“Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, i kam kërkuar të sjellë aktin e mjekut”, ka thenë Haxhia.
KOHA JONË SONDAZH

