Nisin diskutimet teknike Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve të emigrantëve

Shqipëria dhe Italia duket se po ecin me hapa të shpejtë drejt një marrëveshjeje mes tyre për njohjen e kontributeve të pensioneve për emigrantët. Këtë javë, grupet teknike që janë ngarkuar nga shtetet respektive për të trajtuar dhe hartuar marrëveshjen e mbrojtjes sociale, nisën diskutimet teknike në Romë, ku edhe u ra dakord për vazhdimësinë e bisedimeve në këtij niveli. Pala shqiptare, e kryesuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhe ajo italiane do të takohen sërish në korrik të këtij viti për të diskutuar më në detaje përmbajtjen e marrëveshjes dhe nisjen e negociatave zyrtare për njohjen e pensioneve. Së fundi, Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes për njohjen e pensioneve të emigrantëve tanë. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, pak javë më parë firmosi me homologun e tij rumun dhe maqedonas dy marrëveshje të rëndësishme për njohjen e pensioneve. Më herët, MMSR ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me Belgjikën, Luksemburgun, si dhe ka mbyllur negociatat me Kanadanë, ndërkohë është në proces mbylljeje edhe marrëveshja me Gjermaninë dhe Austrinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?