Nisin javët e buxhetit dhe paketës fiskale 2018! Votimi në parim me 16 nëntor, nen për nen në 30 nëntor

Nga e hena, Komisionet kuvendore do të shqyrtojnë në parim projektbuxhetin 2018 dhe 6 nismat ligjore të paketës fiskale.

Votimi në parim i drafteve është parashikuar të bëhet në seancën plenare të 16 nëntorit.

Pas votimit në seancë, kalendari i posaçëm i buxhetit dhe paketës fiskale parashikon shqyrtimin e tyre nen për nen në periudhën 17-27 nëntor 2017 dhe votimin nen për nen dhe në terësi në seancën e datës 30 nëntor.

SHKARKO APP