Nisin largimet nga kabinetet e ministrave të PD, japin dorëheqjen dy këshilltarët e Demirajt

Nisin largimet e para nga kabinetet e ministrave të Partisë Demokratike në qeverinë “Rama”. Dy këshilltarë të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se ata janë Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari.

Të njëjtat burime pohojnë se motivet e dorëheqjes së dy këshilltarëve të ministrit të Brendshëm lidhen pikërisht me faktin se tashmë detyra e tyre “de facto” ka përfunduar dhe se për këtë arsye kanë vendosur të angazhohen në aktivitetet e tyre personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë largimet e para nga institucionet e drejtuara nga ministrat e PD, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Ndërkohë që vlen të theksohet se asnjë prej ministrave teknikë nuk është larguar nga detyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?