Nisin punimet për mbulimin me fibër optike, sinjal telefonik dhe shërbime 3G në zonën e Kelmendit

ALBtelecom & Eagle Mobile dhe dy operatorët e tjerë të telekomunikacionit kanë nisur bashkëpunimin për ndërtimin e rrjetit të fibrës optike dhe mbulimit me sinjal telefonik GSM si dhe shërbime 3G të zonës së Kelmendit në Malësinë e Madhe. Ky bashkëpunim vjen pas koordinimit dhe marrëveshjes së arritur me AKEP në muajin maj të këtij viti. Specifikisht në këtë zonë, ALBtelecom do të kryejë lidhjen me fibra optike, përmes të cilave do të mundësohet ofrimi i shërbimeve tëtelefonisë dhe internetit nga të tre operatorët.

Gjithashtu njëmbështetje e rëndësishmepër realizimin e kësaj infrastrukture ka qenë edhe marrëveshja e mirëkuptimit qëAKEP firmosi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe ARrSh për bashkëpunimin në kuadrin e investimeve për Fibra Optike në akset dhe rrugët kombëtare dhe rajonale..

AKEP në zbatim të dokumentit të politikave për shtrirjen e rrjeteve broadband si dhe ofrimit të shërbimeve bazë në të gjithë territorin e vendit kreu studimin mbi mbulimin e territorit dhe ka përcaktuar 6 zona të thella ku sinjali mungon plotësisht ose është shumë i dobët.Ky problem vjen edhe nga vështirësitë territoriale mbasi janë zona të thella dhe me mungesë infrastrukture. Në këto kushte ishte shumë e vështirë që të kryheshin investime të veçuara nga çdo operator mbasi kostot janë shumë të larta.

Ceremonia e nisjes së punimeve u zhvillua në fshatin Tamarë të njësisë administrative Kelmend.

 Kryetari i AKEP, Piro Xhixho:

“Jemi këtu për të nisur këtë projekt të rëndësishëm për të mbuluar me shërbimet GSM dhe 3G zonën e Kelmendit. Është një sukses që kjo arrihet edhe falë bashkëpunimit të tre operatorëve. Ne kemi bërë një plan për mbulimin e 6 zonave të thella të Shqipërisë dhe zona e parë që nisim punë është këtu. Ne duam të sigurojmë shërbimet bazë dhe jo vetëm. Po ashtu ne i kemi vendosur kusht tregut që të arrihen shërbimet 3G dhe 4G në këto zona. Ky projekt do të bashkëfinancohet në tre operatorët. Ata ndanë kostot e këtij investimi. Kjo ka ndikim direkt edhe për banorët, në punën dhe aktivitetet e tyre. Ne falënderojmë shumë edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për bashkëpunimin e tyre dhe marrëveshjen e nënshkruar për të shtrirë infrastrukturën e telekomunikacionit në rrugët e ndërtuara prej kësaj agjencie.”

Murat Çakmak – Drejtor i Grupit Teknik, ALBtelecom dhe Eagle Mobile:

“Jemi këtu si tre operatorë nën supervizimin e AKEP. Ky është një shembull shumë i mirë nën drejtimin autoritetit rregullator. Është një investim shumë i rëndësishëm dhe njëherazi i vështirë. Ne si ALBtelecom dhe Eagle Mobile po sjellim fibrat optike që nga Kopliku deri në Tamarë dhe më pas së bashku me operatorët e tjerë do të mbulojmë me sinjal celular dhe shërbime internet gjithë zonën. Falënderojmë AKEP për mbështetjen dhe operatorët e tjerë që po bashkëpunojmë në të mirë të publikut dhe zhvillimeve të zonës.”

Adriatik Çekaj: Administrator i Njësisë Administrative Kelmend, Bashkia Malsia e Madhe:

“Ju falënderoj për praninë sot këtu. Unë falënderoj AKEP dhe të tre operatorët që po bën të mundur realizimin pas një kohe të gjatë këtë projekt për sjelljen e valëve telefonike, fibrave optike dhe shërbimeve të televizonit. Në emër të Bashkisë sonë ju falënderoj shumë. Kjo na jep neve një mbështetje të madhe edhe për zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe për turizmin.”

Shumë shpejt puna do të fillojë në përmirësimin e shërbimeve në Valbonë, Lurë, Kepin e Rodonit etj. Këto investime jo vetëm që ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në këto zona por edhe i jep një zhvillim të madh turizmit

SHKARKO APP