Nisma Galdini – Tafani, a po lind një Lëvizje e re?

Dy politikanët e rinj Arian Galdini dhe Endri Tafani, kanë fisa ditë që paralajmëron se diçka e re po lind.
Këtë paralajmërim që e kanë bërë, ata e kanë shoqëruar edhe me një sërë takimesh intensive me intelektualë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikalistë dhe krerë të partive joparlamentare.
Kryetari i LDE Arian Galdini dhr Kryetari i LIBRA Endri Tafani, janë takuar sot me Kryetarin e PAD Eduart Abazi dhe me Kryetarin e Partisë Demokracia e Re Koçi Tahiri, për tu paraqitur këtyre të fundit platformën dhe planin për një reagim e lëvizje të përbashkët.
Nisma Galdini – Tafani duket se po synon të sensibilizojë dhe bashkojë sa më shumë aktorë dhe faktorë politikë, akademikë dhe civilë për ti dhënë Shqipërisë një alternativë të re të shpresës të cilën ata duket se konsiderojnë si Platforma e Shqiptarizmës.
Pedagogu dhe Kryetari i LDE Arian Galdini ka publikuar në profilin e tij në facebook foton e takimit mes 4 Kryetarëve të Partive Joparlamentare.
Mos ndoshta po shkohet drejt një bashkimi që çon në një Lëvizje të re?
Postimi i plotë i Arian Galdinit:
Së bashku me Endri Tafanin po vijojmë takimet me krerët e partive joparlamentare.
Ne kemi një plan dhe platformë.
Do të takojmë të gjithë aktorêt dhe faktorët politikë dhe civilë që duan që në Shqipëri të çlirohen zgjedhjet dhe të lindë një Projekt i ri i Shqiptarizmës.
Me Eduart Abazin e PAD dhe Koçi Tahirin e Demokracisë së re.
Diçka e re po vjen.
Ne kemi një plan.

SHKARKO APP