NJЁ MITING PA KAUZЁ DHE PA MORAL
Them dhe pa moral,sepse vёrtetё nuk mu duk se kishin ndonjё çikёz moral berishianёt nё organizimn e kёtij mitingu proteste, pёr tё rrёzuar ish aleatin e tyre.Tё gjithё shqiptarёt e dinё tashmё se pёr akuza shumё mё tё rёnda tё Priftit ,berishianёt vranё 4 njerёz tё pa fajshёm nё mes tё po atij bulevardi pёr ta mbrojtur Metёn,por mё shumё vetёn.Tani duan ta rrёzojnё ,thjeshtё pёr njё akuzё vёrbale tё njё Tome qё nuk di as vetё pse i ka hyrё pyllit tё politikёs.Qё nuk di nёse ёshtё i majtё apo i djathtё.Qё nuk di nёse e sulmojnё pёrsonalisht apo politikisht.Qё nuk na thotё pse e sulmojnё kaq shumё pёr ta vrarё.Qё sot akuzon njёrin e nesёr njё tjetrin.PD dhe Berisha organizuan njё miting tё radhёs pa principe morale tё shёndosha,ndaj nuk kishin se si tё mbёshteteshin masivisht nga populli.Ishte amoral mitingu edhe sepse çёshtja pёr tё cilin protestouan ata, ёshtё nё dorё tё Prokurorisё dhe nesёr ndoshta do tё kalojё nё Gjykatё.Kush e ka konceptin minimal tё shtetit e kupton se sa i pavёnd, i pa kauzё e pa moral ishte ky miting i dёshtuar i bёrё nё kёto rrethana.Ai kuptohet thjeshtё si njё tentativё e presion politik pёr tё influencuar Prokurorinё dhe organet e Drejtёsisё.Pra Toma ishte pretekti i berishianёve.Ndёrsa kauza dhe morali i drejtё politik, i munguan kёtij mitingu.Nёse do flasim pёr kauzat reale qё e shtyjnё PD-nё dhe sidomos Berishёn tё organizojё kёto lloj mitingjesh tё demostrimit tё forcёs ,ma do mendja se pak kush mund tё mos e dijё nё kёtё vёnd se Berisha qё ditёn e parё qё ёshtё rrёzuar nga pushteti ,nuk e ka pushuar luftёn pёr tё mos e pranuar vёrdiktin e popullit nё zgjedhje e qershorit 2013.Ndaj Ai ,me sa mundet ,po kёrkon tё hakmerret me mitingje destabilizuese, po synon e po tenton tё bllokojё Parlamentin ,po pёrpiqet tё paralizojё punёn Policisё dhe tё Qeverisё.Ai i quan 1 milion qelbёsira,ata 1 milion shqiptarёt qё ia dhanё votёn mazhorancёs sё majtё.Imoraliteti politik i Berishёs ёshtё tashmё i pёshtirё dhe i njohur,pasi çdo qelbёsirё apo fundёrrirё qё bshtynё,kur rrjeshtohen pёrkrah tij ,ai i bёn heronj dhe I lёpinё.Ky ёshtё kuti moral i kёtij njeriu,qё po na mban peng kёto 25 vite tё pas regjimit tё Xhaxhit.Ky ishte kuti moral edhe i PD-sё sё tij nё kёtё miting.Kishte gjithashtu dhe njё sfond hakmarrje organizimi i mitingut tё djeshёm.Berishianёt po bёjnё ç’mundёn qё tё hakmerrёn pёr 21 janarin.Nuk ia arritёn kёsaj here dhe me siguri do gjejnё ndonjё pretekst tjetёr qё ta riprovojnё.Ata deshirojnё tё provokojnё Qeverinё dhe Policinё qё tё bёjnё tё njёjtat gabime qё ka bёrё Berisha e Luli me 21 janar.Synojnё edhe qё tё detyrojnё Qeverinё tё dorёhiqet ,me qellim qё tё shkojё nё zgjedhje tё parakohёshme.Por siç dhe pritej,dёshtuan sepse nga njёra anё nuk gjetёn pёrballё tyre policёt e Salёs me kallashё e pistola gati pёr tё gjuajtur,por prap ca gra e vajza me uniforma policie,thjeshtё pёr qёnё prezente.Nga ana tjetёr ,munguan kauzat qё i bёjnё njerёzit tё egёrsohen kundёr Qeverisё dhe tё rrezikojnё e sakrifikojnё.PS nё ngjarjet e 21 janarit videon e Priftit e kishte si pretekst.Por nё fakt kauza dhe shkaku i egersisё sё atij mitingu ishte keqqeverisja e gjatё autoritare e Sali Berishёs,vjedhja e zgjedhjeve tё pёrgjithshmё pёrmes Ristanёve si dhe tradhёtimi i akordit tё arritur me europianёt nё Restorant Krokodil.PD-ja nuk kishte asnjё nga kёto kauza tё mёdha qё i dyndin njerёzit tё hidhen me egёrsi kundёr qeverisё sё tyre.Sado qё tё thёrrasёsh nё mbёshtetje krahas militantёve,edhe vjedhёsit e energjisё,edhe ata qё kanё humbur plantacionet e drogёs,edhe ata qё nuk ndёrtojnё dot mё pa leje,edhe ata qё nuk shesin dot mё diploma fallco etj.,,prap mitingu nuk merr dot asnjё vlera reale morale dhe as nuk ngjitet nё nivelin e njё kauze tё drejtё.Njerёzit nuk janё tё verbёr.Ka vetёm pak militantё qё mund tё jenё tё tillё.Edhe njё vjedhёs energjie e di mirё se Qeveria nuk po i bie kot nё qafё dhe sado qё ёshtё mёsuar ta vjedhё prej vitesh energjinё,nuk ka motiv tё fortё tё gjuaj me gurё kundёr Selisё sё Kryeministrisё e Parlamentit tё tij,siç mund tё ketё deshiruar Berisha.Kauzёn e pastrimit tё politikёs nga krimi zor se ua beson njeri.Nuk ua besojnё, sepse e dinё mirё shqiptarёt se nёse tё majtёt kanё njerёz tё inkriminuar brёnda radhёve,i futёn gabimisht brёnda pёr t’ua kundёrvёnё tё djathtёve qё i kanё mё shumicё deri lart dhe nuk guxojnё dot t’u pёrmendin as emrat.Jo ma t’i pastrojnё.Tё kёrkosh koka turku vetёm tek kundёrshtari dhe tё çjerrёsh nёpёr mitingje pёr pasttrimin e politikёs nga krimi ,kur vetё je i krimbur,ky ёshtё amoralitet politik dhe e bёn kauzёn dhe mitinhun e PD-sё qesharak.
ZEF SHTJEFNI