Një bankë për artin – një skulpturë më shumë për Tiranën

Juria e Konkursit  NJË BANKË PËR ARTIN – NJË SKULPTURË MË SHUMË PËR TIRANËN, bëri përzgjedhjen e tre veprave që do të vazhdojnë  në fazën e dytë të konkursit deri në përzgjedhjen e veprës finale që do të instalohet në pranverë të vitit 2017 në  hapësirën në hyrje të selisë qendrore të Credins bank në rrugën Vaso Pasha, Nr 8 .

Artistët e përzgjedhur janë:

Heldi Pema  me veprën  “Valltarët”

Butrint Morina me veprën “Rruga drejt Suksesit “

Kreshnik Xhiku me veprën “Monedha”

Juria e Konkursit dhe Credins bank falenderon të gjithë pjesmarrësit në konkurs . Veprat e prezantuara na befasuan me larminë e koncepteve, origjinalitetin dhe vizionin që na percollën. Të 34 punët e paraqitura nga krijues brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishin frymëzuese dhe  e bënë të vështirë zgjedhjen finale të Jurisë.

Bashkëpunimi ynë me artistët dhe krijuesit është një projekt afatgjatë, pjesë e vizionit për të qenë Banka inovative , lider në treg, banka e parë shqiptare që mbështet zhvillimin e bizneseve dhe familjeve shqiptare , në shërbim të të gjitha komuniteteve , përfshirë  edhe ato artistike.

SHKARKO APP