Një ditë pas martesës, çifti dhuron lulet në…(FOTO)
Zani dhe Inesi nuk janë si të gjitha çiftet e tjera që një ditë pas martese, përpiqen të gjejnë disa orë kohë për veten, të fitojnë pak qetësi pas orëve të gjata e të lodhshme që u ka marrë ceremonia e martesës.
Ata nuk janë as nga ato çiftet e tjera që një ditë pas dasmës, nuk duan të humbasin asnjë minutë kohë e nisen në udhëtimin e mjaltit, prenotuar disa muaj më parë. Për Zanin dhe Inesin, dita e parë si çift ka nisur në një mënyrë fare të pazakontë.
Lulet natyrale, mëngjesin e kësaj të hëne, ata i janë drejtuar Shtëpisë se Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijës e vlerësuan shumë idenë dhe dhuratën e çiftit, që i ka gëzuar të gjithë fëmijët.
Duke çelur më shumë buzëqeshje pranë fëmijëve jetimë, Zani dhe Inesi bënë një gjest të jashtëzakonshëm pak orë pasi e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Duke menduar më shumë për këta fëmijë, ata e nisën jetën e tyre të re duke marrë mirënjohje dhe shumë dashuri nga njerëzit që këto të dyja i kanë me shumicë.