Një durrsake e sukseshme në Itali
Nga Halil RAMA –
Megjithëse e ëndërronte dhe e dëshironte karierën universitare, për Fatime Kërçukun, në rininë e saj të herëshme, kjo dukej e pamundur. Kjo edhe për faktin se prindërit e vajzës së lindur dhe rritur në qytetin e Durrësit, ndonëse ishin arsimdashës i përkisnin klasës punëtore. Gjithsesi Fatimeja, kur sapo kishte mbaruar 8-vjeçaren në shkollën “Kristaq Boshnjaku” ndjente keqardhje për pamundësinë për të vazhduar gjimnazin. Në moshën më të bukur të adoleshencës ajo i lutej Zotit dhe shpresonte që t’i krijohej mundësia për të vazhduar shkollën. Madje, jo vetëm gjimnazin por edhe universitetin.
Martohet kur ishte vetëm 18 vjeçe dhe më pas fillon punë në fabrikën e miellit në Durrës. Megjithë vështirësitë e të qënit bashkëshorte dhe njëherazi punëtore, etja për të zgjeruar dijet dhe për të qenë sa më e denjë në profesionin që kishte zgjedhur e inkurajon për t’u interesuar se ç’shkollë duhej të ndiqte. Pa ngurim regjistrohet në Teknologjiken Ushqimorë të Durrësit. Me një zell të paparë, ditën punonte dhe në mbrëmje vijonte mësimet, pa shkëputje nga puna.
Për kohën ajo u bë simbol i femrës shqiptare që po ecte me dinjitet në rrugën e vëshirë të dijes. Kësisoj, me synimin për t’u bërë teknologe shembullore, ndonëse nënë me dy fëmijë të vegjël (dy djem, 15 dhe dy muajsh) nuk u shkëput nga shkolla.
Me eksodin e parë në mars të vitit 1991, bashkëshorti i saj u largua për në Italinë fqinje për një jetë më të mirë, për vehte dhe për familjen. Në këto kushte, ishte e natyrshme që jeta e Fatimes me dy fëmijë të vegjël të komplikohej disi. Ndërsa punonte në fabrikën e miellit, arriti me këmbmëngulje deri në vitin e katërt të shkollës…dhe më tej e pati të pamundur. Por ndonëse u duk se iu ndërpre ëndërra ajo nuk u demoralizua. Mbas disa vitesh, regjistrohet sërish në shkollën e mesme të përgjithshme “Olsi Lasko” ne Durrës. Arriti të konvertojë disa lëndë dhe të nisë gjimnazin nga viti i dytë, derisa e përfundon me rezultate inkurajuese.
Tashmë kur kanë kaluar tre dekada nga jo kohë, Fatimeja i kujton me nostalgji vitet kur ndiqte teknologjiken, por dhe ato të gjimnazit.
Kur kishte arritur pjekurinë maksimale dhe ishte e gatshme të përballonte vështirësitë e kohës, për këtë zonjë simbol të mençurisë dhe identitetit njerëzor, krijohen kushte të reja për të vijuar denjësisht udhët e jetës.
Ishte viti 2000 kur pasi kishte bërë bashkim familjar niset për në Itali.
“Ditën e dytë të qëndrimit në Itali, sëbashku me bashkëshortin shkuam të regjistrojmë fëmijët në shkollë. Ndërkohë që po bisedonim me Drejtoreshën e kësaj shkolle, i them bashkëshortit, që të pyeste Drejtoreshën se ku kishte shkollë apo kurse për mua. Doja të mësoja gjuhën italiane në radhë të parë që të mund të komunikoja me autoritetet në shtetin fqinj….”, – shprehet Fatimeja. Dhe ndërsa kujton atë ditë të shënuar në jetën e saj, kjo grua fusnike flet me admirim për drejtoreshën, duke e përshkruar atë si një zonjë fantastike, e cila i vuri në dispozicion një mësuese për ta dërguar tek shkolla ku bëheshin kurse në gjuhën italiane për të huajt. Në atë shkollë, pasi kaloi me sukses testin e parë, e regjistruan menjëherë. Ndonëse ishte një kurs me dy ditë në javë dhe orë të kufizuara, Fatimen e ndihmuan shumë, të paktën për të komunikuar, sepse ishte domosdoshmëri. Në fund tëvitit u bënjë test kuajoarrititëfitontetëgjithapikët e mundshme (100/100). Dhekyishtevërtetëgëzimimadh. FatimeKërçuku, me virtytet e njëzonjetëpërkryernëçdoaspekt u inkurajuashumëngakyvlerësim.
Kur kishtekaluarvetëmdyvite me bashkëshortindhedydjemtënëItali, nëvitin 2002 regjistrohetnë gjimnazin e Ragionerise Vittorio Manuele, Bergamo. Edhe këtu impenjimi i saj ishte tepër i madh, gjithashtu ndjente edhe kënaqësi.
Në përfundim të vitit të parë të gjimnazit, papritur e thërret Nëndrejtori i shkollës, Z.Demetrio Polimeno në zyrën e tij. Ndjeu ankth dhe pothuajse u terrorizua nga kjo e papritur, kur po mendonte me vehte se ç’mund të kishte bërë që thirrej e vetme nga numri dy i shkollës. Por kjo ndjenjë disi e frikshme kaloi shpejt. Nëndrejtori e pret në zyrë me një respekt të madh. Shkurtimisht ai i thotë Fatimes se duke parë rezultatet dhe angazhimin në shkollë, bagazhin jetësor dhe përgatitjen e saj, autoritetet po i krijonin mundësinë të vazhdonte studimet në universitet. Të njejtin vlerësim kishin shprehur edhe pedagogë të tjerë në mbledhjen e organizuar për këtë rast të veçantë.
Moment vërtetë mbrësëlënës ky, për Fatime Kërçukun, e cila pas vështirësish të panumërta po bënte realitet ëndërrën për të vijuar karierën universitare. Kjo, pasi autoritetet e gjimnazit të Ragionerise Vittorio Manuele, Bergamo e vlerësuan edhe zyrtarisht me “Riconoscimento di Merito” (“fletë lavdërimi”)’.
“Nuk mund të arrij të shpreh se ç’farë emocionesh provoja. Ishte e pa besueshme! Akoma sot nuk e besoj, por është fakt. Ndaj dhe e falenderoj pafundësisht nëndrejtorin Demetrio Polimeno dhe gjithë pedagogët e shkollës Vittorio Manuele di Bergamo, që jo vetëm vlerësuan përgatitjen dhe nivelin e dijeve që kisha përftuar, por më dhanë dhe forcë për të përballuar sfidën e universitetit”, – pohon Fatimeja.
Në vitin 2003 u regjistrua në Università degli Studi di Bergamo Facoltà Economia. Nuk e kishte shumë të lehtë sepse, ishte nënë e dy fëmijëve dhe i duhej të ndiqte hap pas hapi jetën e tyre, shkollimin e tyre…. Filloi të ndjekë mësimet dhe si pa e kuptuar iu komplikua sërish jeta. Me shumë punë e përkushtim arriti të përvetësojë gjuhën italiane që ishte e domosdoshme për të kuptuar dhe përvetësuar terma ekonomike.
I dukej vehtja si në botën e çudirave kur pedagogët e profesorët e universitetit jepnin leksione pambarim. Studentja shqiptare, ndonëse kishte vështirësi në të kuptuar, shkruante, përvetësonte dhe perceptonte ato që merrte nga leksionet, me dëshirën e madhe për të realizuar ëndërren e saj.
Në fund të vitit të parë të universitetit mori dy provime: Ekonominë Aziendale me notën 24/30 dhe informatikën me noten 23/30. “Ç’farë gezimi! Nuk ishin nota eccellente por as për të mos u vlerësuar, pasi kishte studentë shqiptarë në kursin e saj që sapo kishin dalë nga bankat e shkollës dhe nuk kishin mundur të merrnin këto rezultate. (Merrnin 18/30 dhe ishin të kënaqur, sepse ndjekja e mësimeve në gjuhën e huaj nuk ishte e lehtë as për këta studentë). Fatimen e inkurajuan pa masë vlerësimet në këto dy provime..dhe më pas dha provimin e gjuhën angleze me shkrim ku u vlerësua me notën 25/30.
Ndonëse i pëlqejnë, ajo e pranon edhe vetë që nuk është shumë e dhënë pas gjuhëve të huaja. Gjithsesi kur iu nënshtrua provimit të anglishtes me gojë Profesori anglez Z.Brian Pritchard u mahnit me nivelin e përgatitjes së saj. “Komplimente! Ti je shembulli i shqiptarëve”, u shpreh Prof. Brian Pritchard. Dhe janë të kuptueshme ndjenjat e gëzimit të veçantë që ndjen një student pas vlerësimeve të tilla nga profesorë me emër.
Duke vazhduar karierën universitare, Fatimes iu krijua mundësia të bënte dhe stazhin tek UBI Insurance Broker, Bergamo (Tirocinante presso ufficio fidi e crediti (promosso dall’Università degli Studi di Bergamo). Që në coloquion/intervistën e parë shefi i kesaj Banke firmosi menjëherë kontratën për praninë e saj në atë zyrë ku e kanë respektuar dhe vlerësuar sikur të njiheshin prej kohësh.
Mirënjohja është shprehja më e bukur e karakterit të njeriut. Këtë, më shumë se askush tjetër e ka rrënjosur në mëndje Fatime Kërçuku, e cila në mbyllje të stazhit i dërgon këtij grupi një mesazh falenderimi, ku specifikon: “In UBI Banca, ogni singola persona è preziosa. Fanno entrare nel loro squadra e collaborare, con le sue idee, a raggiungere traguardi sempre più ambiziosi.”. Këtë mesazh ia xhiruan çdo zyrtari në atë Bankë. Për Fatimen ky ishte një falenderim i merituar, ndaj dhe gjen rastin t’i rifalenderojë.
Në karierën universitare Fatimja është përplasur me shumë vështirësi, por edhe ka sakrifikuar shumë. Me ambicien për të arritur syminin që i kishte vënë vehtes tregoi angazhim maksimal në funksion të karrierën universitare.
Me këtë impenjim arriti të përfundojë të gjitha provimet. Dhe më pas nis të përgatisë Testin/Temën me një nga Profesorët më të mirë dhe më kërkues të këtij universiteti. Relatorin e saj, Prof. Domenico Piattiku e falenderon pafundësisht për nivelin profesional, bagazhin, mirësjelljen dhe besimin që tregoi ndaj saj.
Kurajoze dhe kërkese ndaj vehtes, falë përgatitjes ideoshkencore, Fatimja arrin të mbrojë me dinjitet temën dhe të vlerësohet me të gjitha pikët e mundshme nga komisioni, i cili i dha i asaj titullin “Dottoressa In Economia e Amministrazione dell’Impresa”. Ndërkohë Fatimja vazhdon Magistralen/Masterin në direzionen MANAGEMENT, FINANZA E INTERNATIONAL BUSINESS.
E plotësuar tashmë si intelektuale e zonja, me karierë të lakmueshme universitare, Fatime Kërçuku falenderon përzemërsisht prof.ssa L. Viganò, L.Gibilaro, Prof. P. Ferri, prof. A.Pezzini dhe Prof. P.Mandarino dhe te tjerë pedagogë e professorë të këtij universiteti që janë po aq të përgatitur dhe që kanë një bagazh të madh profesional e kulturor…dhe që po aq të madh kanë vullnetin dhe disponibilitetin e tyre për të nxjerrë kuadro të devotshëm.
Foto e Dites se Diplomimit ne Economi Amministrazione dell’Impresa, momenti ne te cilen marr urime te perzemerta nga Kryetaria dhe te gjithe Anetaret e Komisionit te Diplomave.