Një fustan me letra higjienike

Mesatarja që një femër shpenzon vetëm për fustanin e saj të nusërisë është 1281 dollarë, por ka ardhur koha që të kurseni. Si ju duket një fustan nusërie i “qepur” nga letrat higjienike?
Charmin ka sponsorizuar një garë, ku do të zgjidhet fustani më i bukur, që është krijuar vetëm nga letrat e tualetit. Fituesja do të shpërblehet me 10 mijë dollarë.
Për të marrë pjesë në këtë kompeticion, duhet një fustan i bërë nga letrat higjienike, ndërsa secili që merr përsipër të konkurrojë mund të përdorë edhe ngjitës, shirita, gjilpër e pe.
Në garë për çmimin e madh, fustani me më shumë letra higjenike të shfrytëzuar ëshë ai i Carol Touchstone, me 74 pako, ndërsa me më pak, vetëm 8, është ai i Judith Henry.

SHKARKO APP