Një futbollist luan teatër në Ukrainë, shpallet “kandidat” për Oskar (Foto)

Çmimet Oskar mund të jenë dhënë muajin e kaluar, por mesfushori i Metalurg Dontesk, Aleksandr Noyok duket se do të jetë kandidat për t’u nominuar vitin që vjen, teksa luajti teatër ndaj Karpaty Lviv në ndeshjen e fundit të Premier League së Ukrainës.  Në momentin kur topi shkoi te Noyok, ai u prek lehtë nga një lojtar i Karpaty dhe nga kontakti, nëse ka pasur në fakt një të tillë, 22 vjeçari u shtri në fushë me fytyrë, u rrotullua dhe veproi si të kishte pësuar dëmtimin më të rëndë që është shënuar ndonjëherë në fushat e blerta. Megjithatë gjyqtari duket se kuptoi që nuk kishte asnjë faull ndaj tij dhe vazhdoi lojën, ndërsa mediat e kanë cilësuar atë si simulimin më qesharak dhe deri dramatik për mënyrën sesi pretendoi se u dëmtua lojtari, pas pamjeve filmike. Metalurg Dontesk ndodhet aktualisht në vend të 10-të në kampionatin ukrainas me 15 pikë në po kaq ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?