Një grua tenton të kalojë barrikadën, mbyllet Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë u mbyll për pak kohë mbrëmjen e të premtes 31 korrik 2015, pasi një grua tentoi të kalojë barrikadën e vendosur përballë ndërtesës presidenciale.

Sipas infomacioneve, gruaja, e cila nuk u identifikua, u arrestua nga oficerë të shërbimeve secrete. Pas stabilizimit të situatës, autoritet hapën dyert e shtëpistë së bardhë.

Siguria është rritur në perimetrin rreth Shtëpisë e Bardhë pas një tentative të ngjashme të ndodhur në shtator të vitit të kaluar, kur një veteran i luftës në Irak, i armatosur me një thikë, kaloi gardhin dhe nisi të vraponte në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij incidenti, oficeret e sigurisë kanë vendosur një parabarrikadë, disa metra para hekurave me majë të mprehtë, me qëllim pengimin depërtimit brenda selisë presidenciale nga persona të paautorizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?