Një histori dashurie që do ua zbukurojë ditën
Një vajzë u zgjua pas 70 ditësh në koma dhe i habiti të gjithë kur pyetja e parë që bëri ishte për të dashurin e devotshëm se përse kishte qëndruar kaq shumë pranë saj.
Pas një aksidenti me makinë, kinezja Fu Jan u dërgua në spital në gjendje kome.
I dashuri i saj, Chen Ben la punën dhe qëndroi pranë saj gjatë 70 ditëve.
“Ajo u zgjua nga koma dhe nisi të flasë. Unë dhe mamaja e saj u lumturuam. Ajo më tha se përse isha kujdesur për të, pasi nuk donte të më bëhej barrë”, tha Ben.
Tani çifti do të martohet.
Rrjetet sociale janë mbushur me vlerësime për djalin e devotshëm dhe urojnë që ajo të rehabilitohet plotësisht.