Një histori krimi ballkanik që do ju befasojë

Ajo ka qenë modele e revistës Playboy dhe ish-Miss Bosnja.

Slobodanka Tosiç, 29 vjeç, duket se do përfundojë shumë shpejt duke pozuar në burg.

Ajo është arrestuar në Kroaci.

Akuza: Tosiç ka marrë pjesë në pesë vrasje.

Kjo është një histori befasuese krimi ballkanik: I dashuri i modeles është gangsteri Darko Elez.

Boshnjaku drejton një bandë, të njohur për brutalitetin e saj.

Elez është tashmë në burg- mes të tjeravë për një vrasje dhe një grabitje të armatosur.

E dashura e tij ka qenë bashkëpunëtore.

Këto pazare duket se kanë dhënë fryte.

Gjatë grabitjeve të armatosura në Bosnje, banda e Elezit ka marrë rreth 5.6 milionë euro.

Në ‘llogarinë’ e tyre shkojnë pesë vrasje.

Elezi, me ndihmën e modeles, ka kërkuar të vrasë edhe ish- të dashurin e Tosiç- po ashtu një gangster boshnjak.

Tentativa dështoi.

Ish-Missi ishte një nga 32 personat që mbikëqyrej nga policia në kuadër të operacionit “Kukulla”.

Ajo ishte madje në qendër të hetimeve, por ia doli të arratisej në Kroaci.

Procesi ndaj pjesës tjetër të bandës vazhdon.

Pas arrestimit ajo u transferua në Bosnje.

Modelja e njohur e Playboy ka bërë karrierë në gjithë Ballkanin.

Ajo ka dalë në disa reality show në Bosnje dhe Serbi.

*BILD

SHKARKO APP