Një i ri rrezikon burgun pasi tentoi për ryshfet ndaj policit

Një i ri rrezikon qelinë, pasi i afroi 500 lekë ryshfet një polici rrugor në Shkodër, që të mos i vinte gjobë.

Policia e Shkodrës njoftoi se arrestoi në flagrancë shtetasin Bujar Yzeirajn, 25 vjeç, banues në Krujë. Sipas policisë, “ky shtetas, më datë 29.09.2016, në rrugën nacionale Shkodër–Lezhë, në vendin e quajtur Krye Bushat, i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor, për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë. Nga Seksioni kundër korrupsionit, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi Bujar Yzeiraj u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?