Një kazak godet çiklistin shqiptar gjatë garës, përjashtohet

Çiklisti shqiptar, Eugert Zhupa, ka qenë pre e një sulmi të pa-preçendentë në Xhiron Çiklistike të Turqisë. Ai është goditur nga çiklisti nga Kazakistani Dimitri Guzev, gjatë etapës së pestë të këtij aktiviteti. Gjithçka është parë direkt në televizor. Sipas Zhupës, i cili është pjesë e ekipit italian “Southeast”, ai ka dashur të qetësojë rivalin që po sulmonte disa çiklistë të tjerë, por është goditur me grusht. Eugert Zhupa ka pranuar se i vjen keq për skenat që panë të gjithë, por ai nuk kishte lidhje me ngjarjen, pasi nuk nxiti asgjë. Guzev, i cili është pjesë e ekipit të njohur Astana është përjashtuar nga Xhiro Çiklistike e Turqisë për shkak të sjelljes së tij.

SHKARKO APP