Një minutë stërvitje në ditë, largon këtë sëmundje
Shumë njerëz mendojnë se të qenit të shëndetshëm do të thotë që të shkoni në palestër dhe të mbylleni aty për orë të tëra dhe ndodh që ky fakt t’i trembë të tjerët që janë pak më përtacë.
Por mos kini merak! Edhe për juve që palestra është një tmerr ky studim do t’ju frymëzojë. Sipas studimit të ri që është zhvilluar në Universitetin e Leicester-it, edhe stërvitjet e vogla ndihmojnë. Ndoshta jo për të mbajtur trupin në formë siç duhet, por për të larguar sëmundjet, po.
Sipas studimit, personat që bëjnë 60 deri në 120 sekonda në ditë pompa janë 40% më të pritur të mos pasur probleme me kockat dhe muskujt në krahasim me pjesën tjetër që nuk bën fare stërvitje.
Ky ndryshim vihet re më shumë pas moshës 30-vjeçare, kur edhe frakturat në kocka janë më të dukshme. Ndaj nëse doni të largoni sëmundjen e osteoporozës ju duhet të bëni stërvitje qoftë edhe 1 minutë në ditë sepse do të shikoni rezultate të jashtëzakonshme.