Një në pesë specie bimore drejt zhdukjes

Një raport i ri ka paralajmëruar se më shumë se 20 për qind e specieve bimore në botë rrezikojnë të zhduken për shkak të humbjes të habitatit. Paralajmërimi vjen nga raporti i parë global i këtij lloji.

“Shteti i bimëve të Botës”, u hartua në Kew Gardens në perëndim të Londrës, e cila ka një nga koleksionet më të mëdha dhe për ekspertët parashikimet janë alarmante. Ekspertët thanë se shumë pjesë të botës janë duke vuajtur ndryshime të shpejta, të tilla si nga fshirja e pyjeve tropikale si dhe nga ndryshimet e klimës nga aktiviteti njerëzor, sidomos djegia e lëndëve djegëse fosile.

“Ka një ndryshim të madh në vazhdim e sipër, kryesisht ndryshimet bujqësore dhe urbanizimit”, tha Kathy Willis, drejtori i qendrës së shkencës.

Në total janë 391,000 lloje të bimëve të njohura nga shkenca. Raporti parashikon që 21 për qind e të gjitha llojeve janë të kërcënuar për tu zhdukur. Raporti tha gjithashtu se rreth 2,000 bimë të reja janë duke u zbuluar çdo vit, të tilla si (5 këmbësh) mishngrënës në një majë mali në Brazil në vitin 2015.

17.810 lloje bimore mund të përdoret në medicinë, e 5538 janë edhe për ushqim dhe 3649 janë ushqim për kafshë; bimët më pak të njohur mund të ketë përfitime më të shumta, të tilla si elasticitet ndaj sëmundjeve, edhe pse nuk do munden të jenë të padobishme në qoftë se ato zhduken. Shumëllojshmëria e bimëve është gjithashtu çelësi për sigurinë e ushqimit, kanë paralajmëruar ekspertët.

Studimet e fundit kanë vlerësuar se 10 për qind e specieve bimore në botë janë të kërcënuar me zhdukje.

Burimi: State of the worlds plants/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP