Një paketë e privilegjuar për klientët pagamarrës nëpërmjet Alpha Bank

Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank një prej grupeve bankare me të fuqishme financiare në Greqi i themeluar që prej vitit 1879 me një prani edhe në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, F.Y.R.O.M. dhe Mbretërinë e Bashkuar. Grupi është gjithashtu aktiv në tregun ndërkombëtar bankar. 

 

Alpha Bank Albania ofron një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh me shumicë e me pakicë, klasike e bashkëkohore si produkte kredie, depozitash e shërbimesh pagesash, produkte për drejtim aktivesh, produkte ndërmjetësimi lizingu, faktoringu e shumë të tjera. Produktet u ofrohen klientëve nepërmjet kanaleve të ndryshme të shpërndarjes së tyre që nga dega e deri në internet.

 

Jo vetëm kaq, por Alpha Bank, duke pasur në fokus të saj kryesor klientin, në mënyrë të vazhdueshme ka përfeksionuar produktet dhe shërbimet bankare për të plotësuar sa më mirë nevojat e klientëve. Vëmendje e veçantë u është kushtuar si punonjësve të kompanive private ashtu dhe atyre të institucioneve shtetërore të cilët që prej vitit 2010 kanë qenë pjesë dhe përfitojnë nga privilegjet e paketës Alpha Paga.

 

Me një numër të konsiderueshëm anëtarësh, paketa Alpha Paga mbetet nje paketë e plotë dhe unike duke ofruar produkte dhe shërbime bankare me kushte preferenciale për të plotësuar sa më mirë nevojat e klientëve dhe për ti dhënë një rëndësi të veçantë marrëdhënies individuale dhe institucionale. Çdo punonjës i administratës shtetërore, çdo punonjës i shoqërive tregtare private si dhe çdo person i vetëpunësuar është i mirëpritur të jetë pjesë e paketës Alpha Paga.

 

Çdo klient individ përfitues i Alpha Paga do të përfitojë zbritje të konsiderueshme në normat e interesit të kredive personale e si pasojë edhe në këste të ulëta mujore duke plotësuar keshtu më mirë nevojat e tij konsumatore. Kredia për shtëpi një nga investimet më serioze që individi bën në jetë ofrohet me normat më të favorshme në treg dhe njëkohësisht anëtarët e paketës Alpha Paga do të përfitojnë ulje shtesë në normat e interesit, nuk do të paguajnë për sigurimin e jetës dhe këstet mujore do të jenë të ulëta, favorizuar nga afati 30 vjecar i ofruar për kredinë për shtëpi.

 

Blerjet me kartat e kreditit VISA dhe American Express ofrohen pa komision dhe anëtarët Alpha Paga do mund të përfitojnë nga ofertat e shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pagesat për shërbimet utilitare apo pagesa të tjera të ndryshme mund të kryhen nëpërmjet shërbimit të Bankingut online, i cili gjithashtu ofrohet falas. Risia më e re e prezantuar në treg, Alpha Mobile Banking do t’u mundësojë anëtarëve Alpha Paga kontrollin dhe kryerjen e veprimeve bankare në kohë reale nëpëmjet këtij aplikacioni në telefonat Smartphone.

 

Sipas burimeve nga Alpha Bank, paketa e krijuar për klientët me nje shumëllojshmëri produktesh dhe shërbimesh bankare ofrohet pa kosto dhe garanton trajtim të privilegjuar për klientët që marrin këtë paketë, duke pasur një Bankë partnere që i mbështet në planet dhe projektet e tyre. 

SHKARKO APP