Një pije alkoolike në ditë ju shkurton jetën me 2.5 muaj
Dr. Tim Stockwell, shkencëtar në Institutin Kanadez për Kërkime mbi Përdorimin e Substancave, tha për Daily Mail se konsumimi mesatar i dy pijeve në javë gjatë gjithë jetës mund ta shkurtojë jetën e një personi me 3 deri në 6 ditë. Një pije në ditë, mund të ulë jetëgjatësinë me 2 muaj e gjysmë.
Konsumatorët e rregullt të alkoolit, ata që konsumojnë rreth 35 pije në javë, mund t’u shkurtohet jeta me afërsisht dy vite, sipas kërkimeve të Stockwell.
Këto zbulime kundërshtojnë nocionin e përhapur se konsumimi i moderuar i alkoolit, veçanërisht vera e kuqe, është i dobishëm për shëndetin. Stockwell, që dikur ishte mbështetës i konsumimit të moderuar, ndryshoi qëndrim pas zbulimit të mangësive në kërkimet mjekësore të mëparshme.
Një meta-analizë e udhëhequr nga Stockwell, që rishikoi mbi 107 studime nga katër dekadat e fundit, përfundoi se asnjë sasi alkooli nuk përmirëson shëndetin dhe mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga çdo shkak.