Një politikan si Helmut Kol

 

Nga Auron Dodi

Ish-kancelarin dhe kryetarin e CDU-së, Helmut Kohl e vlerësuan lart në 85 vjetorin e tij për meritat në ribashkimin e Gjermanisë dhe integrimin evropian. Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, Në telegramin e urimit dërguar Helmut Kohl-it, shkruan se për të "si dhe për pjesën më të madhe të bashkëatdhetarëve tanë në Lindje dhe në Perëndim" ka rëndësi të jashtëzakonshme "që ju nuk u pajtuat kurrë me ndarjen e vendit tonë." Gauck e siguroi Kohlin se "Gjermania nuk do të harrojë kurrë, që në kohën e duhur vendosët dhe përfunduat veprimin e duhur për Gjermaninë." Bashkimi Evropian dhe bashkimi i Gjermanisë janë edhe vepra e Helmut Kohl-it, vlerësoi kancelarja Angela Merkel në një shkrim për gazetën "Bild". Megjithëse raporti i saj me Helmut Kohl-in konsiderohet i acaruar, kancelarja e çmoi me notat më të larta kontributin e Kohl-it për ribashkimin. "Ai e arriti këtë, sepse si askush tjetër kishte krijuar për vite të tëra besim, nga Uashingtoni në Paris, Londër dhe Bruksel deri në Moskë. Ky kancelar i besimit ishte për ne gjermanët një fat." Kancelarja Angela Merkel, me origjinë nga Gjermania Lindore i bëri hapat e parë në politikën federale si ministre në qeverinë e Helmut Kohl-it. Vëzhgues të ndryshëm konstatojnë se stili i saj i qeverisjes, me kalimin e kohës i përngjet gjithnjë e më shumë stilit të Helmut Kohlit. Historiani i njohur gjerman, Paul Nolte i tha dje gazetës "Tagesspiegel" se Merkeli, si dikur Kohli ka një "stil qetësues në qeverisje" dhe përpiqet që në "mënyrë pragmatike ta mbajë CDU-në si parti të Qendrës."

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish- Ministri i Jashtëm i SHBA, Henry Kissinger hodhi vështrimin në një shkrim për gazetën "Bild" në ribashkimin e Gjermanisë dhe e vlerësoi kështu Helmut Kohlin: "Me pak lëvizje të guximshme ai krijoi atëherë një realitet të pamohueshëm dhe bëri realitet atë që konsiderohej për një kohë të gjatë një ëndërr e largët." Zëvendëskryetarja e CDU-së, Julia Klöckner e vlerësoi veprën e Kohlit si "burrë të historisë botërore". Duke iu referuar aferës së donacioneve të CDU-së, me të cilën Helmut Kohl dëmtoi partinë dhe veten, pas largimit të tij nga posti në vitin 1998, Klöckner tha: "Kam përshtypjen se me kalimin e kohës ka zënë vend edhe njëfarë pajtimi." Ai që e hedh vështrimin tek Helmut Kohli, duhet ta vështrojë veprën e tij në të gjithë gjerësinë e saj. Ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 dhe bashkimin e Gjermanisë, në vitin 1871 i krahasojnë shpesh – për rëndësinë dhe rrethanat e jashtme. Si në 1871 Bismarcku, ashtu edhe në vitin 1990 Helmut Kohli para aktit të tyre u përballën me frikërat e shteteve fqinje: se një Gjermani e ribashkuar do të përpiqej të zgjeronte edhe kufijtë, në kurriz të fqinjëve. Në të dyja rastet, Bismarku dhe Kohli arritën t'i qetësojnë me sukses shtetet fqinje – duke mundësuar bashkimin, përkatësisht ribashkimin e Gjermanisë. Helmut Kohli ishte prej vitit 1982 deri 1998 kancelar i Gjermanisë dhe për 25 vjet kryetar i CDU-së. Në vitin 2008, pas një rrëzimi, ai pësoi një traumë të rëndë të kafkës dhe trurit dhe që atëherë ndodhet në karrige me rrota. Ai flet me vështirësi. Datëlindjen e tij të Premten e Madhe(03.04.2015) ai e feston në mënyrë private me pak njerëz në shtëpinë e tij, në Ludwig – Oggersheim. CDU-ja nuk do të organizojë ceremoni. Në vend të kësaj, në verë Fondacioni Konrad – Adenauer do të organizojë një simpozium të posaçëm në nder të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“DW”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?