Një propozim martese në koncertin e Coldplay
Një djalë ka gjetur momentin e duhur se si ta bëjë natën magjike për të dashurën e tij, duke i propozuar në koncertin e Coldplay.
Kur Chris Martin po performonte këngën ‘Fix You’ djali u ul në gjunjë në mes të turmës për të bërë propozimin e martesës.
Duket se kënga kishte domethënie të madhe për të dy pasi vajza u lumturua aq shumë sa shpërtheu në lot gjatë momentit kur po vendoste unazën në dorë.
Fotografia është shpërndarë rreth 5 mijë në rrjete sociale duke marrë shumë pëlqime e komente pozitive për mënyrën se si vendosi të shprehte dashurinë ndaj saj.