Një propozim martese në koncertin e Coldplay

Një djalë ka gjetur momentin e duhur se si ta bëjë natën magjike për të dashurën e tij, duke i propozuar në koncertin e Coldplay. Kur Chris Martin po performonte këngën “Fix You”, djali u ul në gjunjë në mes të turmës për të bërë propozimin e martesës. Duket se kënga kishte domethënie të madhe për të dy, pasi vajza u lumturua aq shumë sa shpërtheu në lot gjatë momentit kur po vendoste unazën në dorë. Fotografia është shpërndarë rreth 5 mijë herë në rrjete sociale duke marrë shumë pëlqime e komente pozitive për mënyrën se si vendosi të shprehte dashurinë ndaj saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?