Një rast kur dështon gazetaria
Lajme E Hënë, 19 Prill 2021 07:41
Revista e njohur Rolling Stone ka kërkuar falje dhe ka tërhequr një artikull ku flitej për përdhunimet në një kampus në një universitet amerikan.
Revista u kërkoi falje të gjithë atyre që janë prekur nga kjo histori.
Artikulli i nëntorit të vitit të shkuar flet për një përdhunim në grupi në një shtëpi vëllazërore në Universitetin e Virxhinias.
Por një hetim katër mujor i policisë nuk zbuloi prova për incidentin.
Një zyrtar i policisë tha se asgjë e tmerrshme nuk i ka ndodhur studentes së njohur me emrin Jackie.
Rolling Stone punësoi ekspertët e Columbia School of Journalism për të hetuar në mënyrë gazetareve për ngjarjen.
Në raportin e tyre ata arritën në përfundimin se ky ishte një dështim gazetaresk.
Ata gjetën shumë shkelje dhe abuzime në raportimin e Sabrina Erdely.
Mapo