Një restorant në Napoli do të shesë 1 euro picën kur Higuain të dëmtohet

Pas kalimit nga Napoli tek rivali Juventus, Gonzalo Higuain për momentin është njeriu më i urryer nga tifozët napolitan.

Mërzitja e tifozëve ndaj një lojtari kur ai largohet nga skuadra është shumë e madhe, dhe kemi parë shpesh që tifozët djegin fanellat e tyre, fillojnë edhe bëjnë humor me ata, por një mënyrë krejt e veçantë është zgjedhur në Napoli.

Një restorant ka ofruar pica margarita kur “Pipita” të pësojë dëmtimin e parë tek skuadra e Juventus.

“Pica show”, është një restorant në Napoli, që do të ofroj pica margarita për vetëm 1 euro kur Higuain të pësojë dëmtimin e parë gjatë aktivizimit me Juventusin.

Higuain kaloi tek Juventus për 90 milionë euro, duke u bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit. Ky kalim i tij tek “Zonja e Vjetër” u quajt një tradhti nga klubi por sidomos nga tifozët.

SHKARKO APP