Një rrjet hakerash dyshohet se ka spiunuar kryeministren Meloni

Më shumë hakerë të dyshuar u identifikuan sot nga prokurorët italianë, pasi shtrirja e një rrjedhjeje të të dhënave të profilit të lartë u bë më e qartë.

Të prekurit deri më tani përfshijnë politikanë të rangut të lartë si kryeministrja Giorgia Meloni, menaxherë të lartë dhe figura të tjera të shquara.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Milanos, rreth 60 të dyshuar janë tani nën hetim, gjashtë prej të cilëve janë arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë rast thuhet se është përfshirë edhe mafia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetuesit zbuluan se grupi kishte akses në mijëra të dhëna konfidenciale, duke përfshirë dokumente bankare dhe tatimore.

Gjithashtu, profilet e lëvizjeve të viktimave thuhet se janë krijuar në disa raste me ndihmën e telefonave celularë dhe deklaratave të kartave të kreditit.

Sipas gjetjeve të mëparshme, për këtë qëllim janë përgjuar bazat qendrore të të dhënave të policisë, autoriteteve financiare dhe shëndetësore.

Kreu i bandës mësohet se është një ish-oficer policie, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Dy javë më parë u bë e ditur se edhe llogaria bankare e Melonit ishte hakuar.

Dyshimi i drejtohet një punonjësi banke nga qyteti jugor italian i Barit, i cili më pas është shkarkuar nga puna.

”Motra e Melonit, Arianna dhe ish-partneri i saj Andrea Giambruno ishin në mesin e të spiunuarve”, raportuan mediet./ a.jor. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?