Një satelit franko-izraelit vëzhgon ndikimin e ndryshimit të klimës te bimët
Kompania ajrore evropiane “Arianne” ka nisur me sukses dy satelitë të vëzhgimit në orbitë nga baza e saj në Kourou në Guajanën Franceze, njoftoi dje kompania.
Nisja u krye dje në 10:58 duke përdorur një raketë kozmike ”Vega” e projektuar për ngarkesa të vogla dhe të mesme.
Një nga satelitët ka si qëllim të vëzhgojë bimësinë në më shumë se 100 vende në të gjithë tokën për një periudhë kohore prej dy vjet e gjysëm për agjencinë hapësinore franceze, CNES.
“Sateliti ‘Venus’ do të fotografojë vendet me një rezolucion të lartë çdo dy ditë, duke i dhënë mundësinë shkencëtarëve që të “ndjekin me saktësi zhvillimin dhe gjendjen e bimësisë”, sipas CNES.
Kreu i CNES, Jean-Yves Le Gall tha se sateliti i ri do të ishte çelësi i të kuptuarit se si bimësia po i përgjigjet ndryshimeve klimatike.
“Venusi do të luajë një rol shumë të rëndësishëm sepse përveç të dhënave të drejtpërdrejta mbi temperaturën, emetimet e gazrave serrë dhe rritjes së nivelit të oqeanit, ne do të jemi në gjendje të njihemi edhe me pasojat indirekte të zhvillimit të bimësisë”, tha ai për gazetën “Le Figaro”.
Gjithashtu, vëzhgimet e satelitit do të ndihmojnë në zhvillimin e sistemeve paralajmërues lidhur me problemet e bujqësisë dhe thatësirës.
Sateliti ”Venus” është një projekt i përbashkët me Agjencinë Hapësinore të Izraelit.
Raketa ”Vega” do të nisë një satelit optik me rezolucion të lartë, duke u bërë pjesë e një programi ushtarak të vëzhgimit të tokës, për Ministrinë italiane të Mbrojtjes./ATA/