Një shqiptar kërkon të blejë frekuencat e Radio Internacional Serbia?
Portali në gjuhën italiane “Serbian Monitor”, një produkt editorial i realizuar nga grup konsulence e marketingu ndërkombëtar, ka publikuar së fundmi informacionin mbi debatin e nisur në parlamentin serb përsa i përket mundësisë së blerjes së Radio Internacionale Serbia, nga një sipërmarrës i fuqishëm shqiptar.
Ky fakt është prezantuar nga kryetari i komisionit parlamentar për diasporën serbe, Janko Veselenoviç.
“Shqiptarët mund të promovojnë politikën e tyre me anë të valëve të Radio Serbia”, ka nisur debatin e tij parlamentar Veselenoviç.
“E mos mendoni se po luaj me këtë informacion!Ju konfirmoj se ky lajm vjen nga burime serbe e shqiptare. Sipërmarrësi shqiptar me nënshtetësi serbe që kërkon ta blejë, dëshiron të zotëroj frekuencat e Radio Internacionale Serbia që mbulojnë të gjithë kontinentin.”
Radio Internacionale Serbia, ka një histori 80-vjeçare e transmenton në botë në 11 gjuhë.
Sipas Janko Veselenoviç, qeveria serbe e ka vënë në shitje me një proçedure urgjence me afat një mujor.
“Është një radio shumë e çmuar jo vetëm për diasporën serbe, por për të gjithë qytetarët tanë që udhëtojnë e lëvizin çdo ditë”, shprehet Veselenoviç.
Sipas tij kjo radio kërkon të blihet nga sipërmarrësi shqiptar me qëllimin e vetëm të blerjes së frekuencave të saj.
Ndërkohë diaspora serbe në Zvicër ka mbledhur deri më tani rreth 1000 firma në peticionin për të mbështetur mbijetësën e Radio Serbia, nënshkruar dhe nga personalitete të njohur publik.
Sipas kryetarit të sindikatës së nëpunësve të radios, Dragan Milojevic, në negociatat e tyre me Ministrinë e Kulturës, sa herë është kërkuar informacion mbi të ardhmen e frekuencave të Radio Serbias u është refuzuar përgjigjia.
“Nga ana juridike, shpjegon Milojeviç, radiot me valë të shkurtra nuk mund të privatizohen, por kjo nuk do të thotë se sipërmarrësi shqiptar nuk ka të drejtë ta jap me qera brenda Gjenevës apo dhe në një vend tjetër.”
“Një vend serioz nuk heq dorë nga valët e shkurtra, shprehet nën/presidentja e Radio Internacionale Serbia, Ivana Subasiç.
“Pasuria e Serbisë konsiston pikërisht në këto vale e që dikush dhe gratis po mundohet ti marrë, pra çka një vend e ka paguar me një çmim të shtrenjtë. Frekuenca e valëve të shkurtra në çdo shtet është e mbrojtur nga traktate ndërkombëtare e në rast ndërprerje energjie elektrike, mungesë interneti, mosfunskionim mjeti tjetër komunikimi apo dhe në rast lufte o kushte të tjera të rënda, hyn në funkionim sistemi KT”.
Punonjësit e Radio Internacionale Serbia do të punojnë deri në fund të muajit korrik 2015, duke iu nënshtruar më pas programit të një mbrojtjeje sociale.
Çdo njërit prej tyre i është kërkuar firmosja e kontratës së dhënies fund të raportit të bashkëpunimit.