Një shqiptar në sulmin e Juventus, Giacomo Vrioni transferohet te “Zonja e Vjetër”

Giacomo Vrioni do të vazhdojë karrierën e tij te Juventus. Nuk bëhet fjalë për skuadrën e parë, por për atë U-23, e cila përfaqëson akademinë e klubit të madh italian në Serinë C. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është transferuar me një formulë shkëmbimesh me Sampdorian, ku përfshihen edhe tre lojtarë të tjerë, teksa ky operacion vlerësohet rreth 4 milion euro.

Sulmuesi 21-vjeçar ka luajtur në sezonet e fundit në Serinë B, në fillim me Venezi dhe më pas me Citadella. Vrioni është pjesë e përfaqësueseve zinxhir të Shqipërisë, teksa konsiderohet si një nga futbollistët e talentuar për të ardhmen e skuadrës kuqezi.

SHKARKO APP