Një shtetar në krye të shtetit

Nga Eglantina Mirashi 

Në zhvillimet intensive por dhe të vështira që kanë përfshirë politikën Shqiptare Ilir Meta gjithnjë ka qenë protagonist i rëndësishmem. Në të gjitha momentet ka treguar me vepra dhe jo me fjalë se është burrë shteti, një personazh që krijon ura bashkpunimi dhe kurresi perçarje, duke shërbyer përherë si garant i dialogut dhe konsensusit mes paleve. Në karrierën e tij të gjatë politike, Ilir Meta ka mbajtur poste të rëndësishme. Në Shqipërinë pluraliste, Meta ka mbajtur poste si kryeministër, zv/kryeministër, Ministër i Jashtëm, Ministër i Ekonomisë, si edhe Kryetar Parlamenti.
Në çdo post të mbajtur nga Ilir Meta, u pa vazhdimisht të sakrifikonte pushtet për të bërë shtet. Ilir Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit luajti rolin vendimtar në votimin e Reformes në Drejtësi duke ja dalë të arrinte një votim historik prej 140 votash, reformë e cila që do të hapë një kapitull të ri në historinë e shtetit tonë. Kontributi prej liberali dhe shëmbulli më i fundit që solli në politiken shqiptare ishte beteja e tij për të përfshirë opozitën në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Tashmë që eshtë në krye të shtetit, Meta do ta bëjë më evident projektin e tij në mbështetje sidomos të të rinjëve. Me vizionin dhe kembënguljen që e karakterizon do të bëjë gjithçka të mundur, për ta bërë realitet ëndrrën shumëvjeçare të qytetarëve shqiptarë , për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa.
Kur lexon me vemendje CV-në e tij dhe ndjek ndër vite kontributin e jashtëzakonshem të Metës në politikë, të jep shpresë për të ardhmen ndryshe të vendit, të bën të kuptosh që kjo eksperiencë e gjatë dhe ky profil i ekuilibruar e bëjnë një President ndryshe, me begraund, autoritet dhe vullnet që radhe gjenden të gershetuara tek një politikan.
Një president që do ti rikthejë rëndësinë dhe autoritetin e munguar institucionit të presidentit. Një gjë është e sigurtë, Presidenca me në krye Ilir Meten do të ketë ritëm mjaft dinamik dhe ndikim të fuqishëm në zhvillimët e metejshme të vendit. Ndaj kur lexojmë karrieren e ketij politikani që ka prekur deri tani të gjitha pushtetet, kur njohim kontributin ,mencurine dhe pjekurinë e tij, kupton që në këto kohë zhvillimesh të rëndësishme të shtetit shqiptar si ato të brendshmë por edhe ato të jashtme, kemi të drejtë të themi me plot gojë se nuk i nevojitej presidenca Ilir Metes, por presidences më shumë se kurrë i nevojitej Ilir Meta….

SHKARKO APP