Një skuadër femrash për kënaqësitë seksuale të diktatorit

Diktatori i Koresë së Veriut ka ringjallur një privilegj dekadent, që e gëzonte më herët edhe babai dhe gjyshi i tij. Kim Jong-un ka krijuar “skuadrën e kënaqësisë”, e përbërë e gjitha nga femra. Një gazetë në Korenë e Jugut shkruan se diktatori që jeton në luks, ndërkohë që njerëzit e tij vdesin urie- ka rekrutuar femra të reja dhe të bukura për të plotësuar nevojat seksuale. “Skuadra e kënaqësisë” ishte shpërbërë kur ai erdhi në pushtet në vitin 2011, pas vdekjes së babait. Por Kim, që është martuar me këngëtaren Ri Sol-ju dhe ka një vajzë- ka rikthyer traditën. Ai ka dërguar zyrtarë në mbarë vendin për të rekrutuar femra të reja, të gjata dhe të bukura. Aktualisht femrat janë në hotelin Koryo, duke iu nënshtruar trajnimeve për çështje sigurie. Përpara se të vdiste, babai i tij, Kim Jong-il jetonte si një playboy. Ai kishte në pronësi 17 pallate, përfshi këtu një kompleks gjigand në kryeqytet.

SHKARKO APP