Një test “i vjetër” për të parashikuar rreziqet e sulmit në zemër
Shkencëtarët në SHBA vendosin në zbatim përdorimin e elektrokardiogramës së re
Sulmet në zemër godasin papritur, shpesh janë fatale dhe nuk ka mënyrë për të parandaluar rreziqet, kur ndodhin për një shkak të qarkullimit të shkurtër elektrik.
Jo si infarktet që ndikojnë tek mbylljet arteriale, shpesh të identifikuara më parë. Por tani, për herë të parë, një shkencëtar në SHBA ka vënë në zbatim një mënyrë që lejon të përcaktojë sasinë e rreziqeve individuale.
Duke përdorur “një të vjetër” dhe jo test të kushtueshëm – elektrokardiograma – dhe pasi ka studiuar mijëra pacientë, Sumeet Chugh, drejtor i Institutit të Kardiologjisë Gjenomike të Institutit të famshëm Cedars- Sinai Heart, kishte gjetur çelësin për të parashikuar rreziqet e një shqetësimi që godet rreth 1000 persona në ditë, 350.000 në vit sipas American Heart Association.
“Pothuajse gjithmonë kur arresti ndodh është tepër vonë”, ka vëzhguar Sumeet Chugh. Çdo minutë që kalon shtohet 10% mundësia për të vdekur”. Por Chugh ka zbuluar 6 pika ekzakte në tabelën e të dhënave të elektrokardiogramës, që zbulojnë informacione të rëndësishme të zemrës: kur pompon, ngarkesa e saj elektrike etj.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, shkencëtari ka caktuar ‘rezultatet e rrezikut’, nga 0 deri në 6 – që shfaqin rreziqet e arrestit kardiak për secilin. Një rezultat nga 4 e sipër do të shfaqte një mundësi 20 herë më të lartë nga mesatarja për të vuajtur nga një arrest kardiak.
Chugh ka konfirmuar teorinë e tij mbi pacientë: gjysma e atyre që vuanin një arrest kardiak kishin të pranishme të dhënat e rrezikut që mund të identifikoheshin me pikën 6 të elektrokardiogramës.