Një tjetër paradë gay në Tiranë, më 11 qershor

Në Tiranë pritet të mbahet një tjetër paradë gay. Parada do të mbahet më 11 qershor dhe do të quhet “Tirana Pride” apo “Marshimi i Krenarisë”.

Organizatorë janë Ambasada Pink, LGBT Pro Shqipëri, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut dhe Open Mind Spectrum Albania. Ndërkohë më 17 maj, që është edhe dita ndërkombëtare kundër homofobisë, pritet që të ketë aktivitete të tjera.

Sipas organizatorëve të paradës së 11 qershorit, “Tirana Pride 2015, do të jetë një ditë solidarizimi me komunitetin e personave lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë dhe interseks, të cilët për shkak të diskriminimit historik hasin vështirësi të shumta në jetët e tyre.

SHKARKO APP