Një “top” kundër shiut

Nuk janë të pakta rastet kur loja në fushë ndërpritet për shkak të reshjeve të shiut, një problem ky që ndikon ku më shumë e ku më pak, në varësi të llojit të sportit. E ndërsa për një ndeshje futbolli do të duhen reshje të shumta që të ndërpritet ndeshja, në kriket edhe disa pika mund të shkaktojnë shtyrjen e lojës.

Por duket se ky problem po shkon drejt një zgjidhje, pronarët e mëdhenj të ekipeve të kriket në Britani po mendojnë një zgjedhje jo shumë të kushtueshme, për të mos ndalur lojën nga shiu.

Ata planifikojnë që të mbulojnë stadiumin me një rrjetë që do të pengojë shiun që të bjerë në fushë. Veçoria e këtij projekti është se rrjeta do të ngrihet vetëm në ditët që parashikohet të ketë shi përmes një balone me ajër të nxehtë që do të ketë formën e një topi.

SHKARKO APP