Një vend parkingu në Hong Kong u shit për një shifër rekord prej 664 mijë dollarë

Një vend parkim në Hongkong është shitur për një shumë e cila ka thyer rekord, vlera e këtij vend parkingu është plot 664 mijë dollarë.

Ky vend gjendet në katin e parë të një kompleksi luksoz banesash në pjesën perëndimore dhe ka sipërfaqe prej 17 metra katrorë. Blerësi është Kwan Wai Ming, drejtor i një firme investituese.

Muajin e kaluar një biznesmen nga po i njejti vend, ka blerë një hapësirë pune për 3 miliardë dollarë, gjithashtu edhe kjo është një shumë rekorde për pasuri të patundshme.

Ky problem i çmimit të rritur të pasurive të patundshme në Hongkong, është bërë problem politik. Firmat e vogla janë të detyruara që shumë shpesh t’i mbyllin ato, për shkak se çmimi për hapësirat po rritet dita-ditës.

SHKARKO APP