Një vizitor i pazakontë në mes të autostradës (VIDEO)
Videoja e një gjarpëri që zvarritet në makinën e një burri, i cili po udhëton me makinë në autostradë i ka lënë përdoruesit në rrjetet sociale pa fjalë.
Bëhet fjalë për një gjarpër jo helmues, i cili dalëngadalë ngjitet në makinë derisa mbërrin në anën e dritares së shoferit.
Ky takim i sikletshëm, që fillimisht iu dërgua reporterit të Atalantas Carl Willis, është shpërndarë më shumë se 27 mijë herë në Facebook dhe ka më shumë se 1.7 milion shikime qëkur u postua, të martën e shkuar.
Si për çudit, shoferi shfaqet tepër i qetë, përballë makthit që po shpaloset përpara tij. Ishte vetë ai që e dërgoi videon në media, por nuk preferoi të bënte të ditur identitetin e tij.
What would you do?? Buford man gets an unusual hitchhiker 🐍 a snake on his hood! It even slithers up to his driver side window. #Nightbeat pic.twitter.com/90SFtiwfUm
— Carl Willis (@CarlWillisTV) June 6, 2017