“Njerëz me maska po më bënin vaksina”, Rrëfehet 26-vjeçari që vrau prindërit

Një krim i dyfishtë tronditi dje Peshkopin dhe mbarë vendin, ku djali zbrazi një karikator në drejtim të prindërve të tij, duke i lënë të vdekur në vend. Mes mistereve për ngjarjen në fjalë, ku nga njëra anë dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor, e nga ana tjetër një konflikt për banesën që e kishin kthyer edhe në hotel, “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje.

Ndonëse vetëm një ditë më parë Qemal Sela ishte kthyer nga Anglia, shtet ku kishte jetuar prej 5 vitesh dhe ishte depërtuar, i riu arriti të siguronte një automatik. Po ku e kishte gjetur armën 26-vjeçari?

I riu gjatë kohës që ishte pyetur nga policia për armën e krimit tregoi se atë e kishte fshehur në katin e parë të banesës para se të ikte në Angli. Teksa fliste përçarët, autori është përgjigjur po ashtu edhe për arsyen se pse kishte vrarë prindërit. “Prindërit i vrava se më kanë grabitur. Po më dilnin disa persona me maska para dhe po më bënin vaksina”, mësohet të ketë thënë i riu. Në polici i riu ka treguar se kishte ndërruar emrin në Angli, ndërsa e thërrisnin me emrin Zeqir. “Unë nuk jam Qemali, e kam emrin Zeqir”, kishte pohuar i riu.

Mes të tjerash, mësohet edhe lëvizjet e autorit pak pas ngjarjes. Ky i fundit sapo vrau Fatmir dhe Zeqimete Selën, doli në rrugë me automatik, që e mbante në krahun e djathtë. Pasi u përballë me policinë, kjo e fundi i bëri thirrje që të hidhte armën përtokë, ndërsa ai nuk bëri rezistencë. Po ashtu i riu i kishte thënë një prej policëve se arma kishte fishek në gojë dhe se duhej të tregonte kujdes. Ndërkohë, motra e tij e vogël, vetëm 14 vjeçe, sapo kishte dëgjuar për ngjarjen e rëndë kishte rendur drejt shtëpisë, ndërsa kishte pranë në pragun e derës në katin e parë të shtëpisë, nënë e babë të pajetë, ndërsa ndodhet e shtruar në spital. Kujtojmë se nesër Qemal Sela do të dalë para togave të zeza ku do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë. /BW

SHKARKO APP