Njerëzit i “vret” padrejtësia

Nga Marko Bello/Nuk kane te sosur hallet dhe padrejtesite qe u behen shqiptareve perdite, teksa ata perpiqen te shkollohen dhe edukohen, te punesohen dhe krijojne familje apo te ndertojne nje biznes apo karriere te qendrueshme, te kerkojne te zgjidhin nje problem qe u krijohet nga burokratet medioker apo nga gjyqtaret e korruptuar.

Si taksapagues dhe qytetare te devotshem qe e duan vendin e tyre, ata kontribuojne shume per te marre fare pak dhe, ne shume raste aspak nga ajo qe u takon dhe per te cilen meritojne mbrojtjen dhe garancine e shtetit.

Nje njeri i perfolur si i perfshire ne veprime kriminale dhe grabitje te prones private e publike si Shullazi, kerkon demshperblim per burgim te padrejte dhe, menjehere gjykata vihet ne levizje, duke vendosur qysh ne shkalle te pare dhenien e shperblimit te demit, ndersa Ministria e Finances, jo vetem qe nuk e apelon vendimin por nxiton ta ekzekutoje ate, pa pritur vendimin e shkalles se dyte qe eshte edhe vendim i formes se prere.

Nderkohe, qindra e mijera qytetare hallemedhenj presin me vite per te fituar nje proces gjyqesor; pronaret presin t’u njihet prona apo qe vleren e prones se shpronesuar ta marrin njeheresh si Shullazi e jo me keste ne disa vite. Per te mos folur per mjaft qytetare te tjere, viktima te aksidenteve automobilistike, te cilet, edhe pse kane fituar proceset gjyqesore, presin disa vjet derisa vendimi i formes se prere te ekzektuohet dhe vetem pasi t’u paguajne nen dore ofiqareve te shtetit, te cilet duhej te ishin ne fakt sherbetoret e tyre.

SHKARKO APP