Njeriu i duhur
Nga Prof.Ass. Dr. Adem Hyseni
Në një ditë Shtatori të para 4-5 vjetëve, në anën tjetër të telefonit më prezantohet një numër i parregjistruar në celularin tim. “Jam Maksim Kona – më thotë. Dikush më ka rekomanduar për të diskutuar diçka teknike me ju, për gjeologjinë më konkretisht ….”.
E falenderova natyrisht dhe lam takim të nesërmen në Durrës …. E aty, para filxhanit të kafes te dy “kullat binjake” siç themi ne në Durrës, fill pas përshëndetjeve të rastit, por me afinitetet sikur të kish njohje të vjetër mes nesh, mysafiri u fut drejt e në temë.. Biseda u shtjellua rreth ideve dhe planeve që Maksi kish grumbulluar gjat kohës së emigracionit, atje në Itali ku edhe ish atashuar ato kohë pranë një zyre urbanistike italiane… Preokupimi, njohuritë dhe vizioni i tij, shprehnin qartazi kulturë profesionale, preokupim dhe një këndvështrim të lidhur kryesisht me qytetin e tij të lindjes, Kavajën… Donte të dinte dhe të plotsonte sa më shumë ato çka ndjente ende mangut nga sa kish akumuluar gjat kësaj kohe. Gjithçka që skicohej në letrë gjat bisedës atje, me filxhanin e kafesë përpara, për bregdetin Karpen – Shkumbin dhe cekinen detare karshi, për dinamikën e ndryshimeve në kohë të shtratit të Genusus-it të dikurshëm (Shkumbinit), për gjeologjinë e fushës së Kavajës dhe sidomos asaj kodrinore Kavajë – Tiranë, për Maksin çfaqnin interes të dukshëm.
Ajo që më la mbresa të veçanta ne kete takim te pare, ish njohja dhe kultura profesionale e inxhinjer Maksit dhe sidomos, interesi e lidhja e tij me vëndlindjen, “Kavajës së dashur” – sikundër e përmëndëte shpesh…. Dhe sërish, në ecuri të bisedës para filxhanit të kafes dhe hartës gjeologjike të rajonit, Maksi shkëputet për një moment dhe pak i menduar e më shumë se pyetje, shpreh interesin për një dalje direkt në det të tiranësve, në Karpen në këtë rast, përmes nje tyneli….
“Ide fantastike, interesante, lëvizin në mëndjen e këtij njëriu” – mendova për një çast, duke shprehur njëkohësisht ne vetvete admirim…… Më pas ndërtuam edhe një program-pune me Maksin dhe kolegun tim A. Beqiraj, me paraprirje për një takim më të gjërë në Tiranë me specialistë të fushave të ndryshme e pjesmarrje edhe te autoriteteve të studios prestigjioze milaneze, ku Maksimi ish dakordsuar me ta… Më tej gjërat rrodhën ndryshe, siç ndodh shpesh këtu tek ne. Po ajo që më ngeli në mëndje dhe më cyti të hedh këto rrjeshta, është padyshim njohja me Maksim Konën, këtë të ri intelektual kavajas, temperamenti, dashuria dhe interesimi i tij për të vënë në shërbim të vëndlindjes njohuritë dhe potencialin profesional të përfituar në vitet e emigracionit.
Pa dyshim, Kavaja ka edhe mjaft specialist e intelektualë të tjerë vizionarë e të përkushtuar për vëndin e tyre, po unë këtë pata fat të njoh, dhe per mbresat qe me ka lene dhe qellimin me te mire te kesaj njohjeje rastesore, mendova t’ua transmetoj edhe juve qytetarë kavajas. Kësi njërëzish të përkushtuar dhe vizionarë, intelektualë të mirfilltë i duhen sot këtij vëndi, aqë më tepër pushtetit vendor. I duhen Kavajes dhe qytetarëve të saj. Votojeni Maksim Konën dhe siglën e nderuar LSI që i përket, pasi jam i bindur që ju ofrohet zgjedhja e duhur.