Njeriu më i pasur në historinë e njerëzimit

Bill Gates dhe Rockefellerët nuk kanë asgjë në krahasim me Musën I të Perandorisë së Mansa-s, një perandori nga Mali shumë e pasur me ari nga viti 1312 deri më 1337. Sasia e parave që Musa thuhet të ketë pasur besohet të jetë diku rreth 400 miliardë dollarë me paratë e ditëve të sotshme. Në fakt, ai ishte aq i pasur sa që kur shkoi në pelegrinazh në Mekë u dhuroi ari pothuajse të gjithë atyre që i takoi në rrugë, transmeton Gazeta Express.

Për rreth 400 vjet, nga viti 1230 deri më 1600, Perandoria e Malit në Afrikë Perëndimore ishte një kulturë dominuese në kontinent. Ari në Mali erdhi nga tri minierat e mëdha të arit në Bambuk, Boure dhe Galam. Me këto tri miniera, thuhet se Mali ofroi rreth gjysmën e arit për gjithë Afrikën, Evropën dhe Azinë nga shekulli i 14-të. Me sasi të madhe të arit, Mali u bë perandoria më e madhe në historinë e Afrikës, dhe në fakt, vetëm Perandoria Mongole ishte më e madhe në kohën e Mansa Musës I. Si një mysliman i devotshëm, Mansa Musa njihej si perandori i kombit më të pasur në planet më 1324, kur vendosi se ishte koha që të shkonte në tokën e shenjtë të Mekës.

Pelegrinazhi i Musës zgjati dy vite, gjë që kushtoi absolutisht shumë. Ai mori me vete të paktën 500 njerëz si roje, elefantë dhe deve. Thuhet se numri i skllevërve që shoqëronin udhëtimin e tij ishte rreth 12,000 dhe numri total i njerëzve ishte rreth 60,000. Sipas historianit arab Ibn Khaldun, Musa ishte shumë zemërgjerë gjatë udhëtimit. Khaldun tha: “Në çdo pushim gjatë udhëtimit, ai do t’u ofronte njerëzve ushqim të rrallë dhe ëmbëlsira”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Khaldun gjithashtu thotë se Musa mori me vete rreth 80 kube ari, që sipas historianit nëse e barazojmë me koston e arit për kg sot, i bie diku rreth 566 milionë dollarë në ari që ky njeri e mori me vete në udhëtim. Gjithë ky shpenzim i madh sigurisht që ndikoi keq në ekonominë e vendit të tij, e cila filloi të dobësohej. Besohet se pas kthimit nga udhëtimi i tij, ai shkoi në disa zona dhe pa se çfarë i kishte bërë ekonomisë dhe tentoi që ta rregullonte atë duke huazuar ari me një normë të lartë interesi. Duke e kthyer arin prapa por me një vlerë më të madhe, ai thuhet se ia doli ta rregullonte ekonominë të cilët e kishte shkatërruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?