Njeriu më i vjetër në botë 120-vjeҫar: Ja 2 sekretet e jetëgjatësisë

Murgu indian 120-vjeҫar Swami Sivananda tregon se dy sekretet e tij të jetëgjatësisë janë jeta e gjatë pa seks dhe yoga e përditshme.

Sivananda ka lindur më 8 gusht 1896, sipas pasaportës.

Nëse kjo është e vërtetë, jeta e tij ka prekur tre shekuj, por pavarësisht kësaj, gjithҫka që e mban në formë janë ushtrimet me yoga për disa orë në ditë.

Pasi humbi dy prindërit kur ishte vetëm 6 vjeҫ, 120-vjeҫari u rrit nga të afërmit që e ushqyen me një qetësi shpirtërore të lartë, para se ai të transferohej në Varanasi.

Tani Sivananda po aplikon për t’u regjistruar në librin e rekordeve Guinness, për të vërtetuar se është mashkulli më i vjetër në botë.

Pasi vdiq japonezi Jiroemon Kimura, në korrikun e 2013-ës në moshën 116-vjeҫare e 54 ditë, Sivananda është i vetmi mashkull me moshën më të madhe në botë.

SHKARKO APP