Njeriu me vesin e çuditshëm, kirurgët i heqin nga stomaku 1 kg plastikë e dru
Një rast tronditës është zbuluar nga kirurgët në Indi, ku një të riu i është gjetur 1 kilogram dru dhe plastikë. Arjun Sah kishte dhimbje të tmerrshme dhe pas kontrolleve, kirurgët zbuluan në stomakun e tij përbërje të drurit dhe plastikës. Sipas mediave vendase, 16-vjeçari kishte varësi për të përtypur plastikë dhe dru, por kjo gjë u zbulua vetëm pasi i riu mbërriti në spital. Pas 3 ndërhyrjeve të suksesshme kirurgjikale, mjekët arritën të nxjerrin nga stomaku i djalit masën që i shkaktonte dhimbje të tmerrshme. Nëna e djalit falënderoi mjekët që i shpëtuan jetën 16-vjeçarit, por shtoi se tashmë Arjun ka nevojë për konsulta në vazhdim për largimin nga vesi që për pak i mori jetën.