Njeriu që “ushqehet” me korrent (VIDEO)

E çudistshme por e vërtetë, një burrë indian ka fituar pseudonimin “Njeriu llambë” pasi ai pretendon se ushqehet me energji elektrike.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Naresh Kumar i cili thotë se ai lejon që rryma elektrike të rrjedh nëpër trupin e tij sa herë që ai është i uritur dhe nuk ndjen dhimbje apo goditje kur ai prek telat e rrymës.

Kumar, shprehte se ai thjesht “vendos” veten në priza dhe pas 30 minutash, ai është i ngopur. Kumar ka thënë se ai zbuloi “talentin” e tij, kur aksidentalisht preku një tel një ditë në punë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=a59LqISZxNg” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP