Njihuni me 10 shtetet me femrat më të bukura në botë (Foto)

Brazili–Brazili njihet për numrin më të madh modeleve të palestruara në vendet latine dhe për femrat më të bukura në planet. Si bjondet edhe brunet njihen për trupat e tyre seksi, sportiv dhe tërheqës. Shumica e femrave braziliane kanë një ngjyrë të errët të lëkurës.

Rusia– Femrat ruse janë të njohura gjerësisht për sytë e tyre tërheqës blu, lëkurën e bardhë dhe të lëmuar dhe një gjatësi mbi normalen. Shumica e tyre kanë forma të admirueshme trupore.

Venezuela– Pjesa më e madhe e Misseve në kompeticionet ndërkombëtare janë nga Venezuela. Kjo për shkak të bukurisë së përkorë të fytyrës. Një femër tipike venezueliane ka një trup të gjatë, tipare të plota dhe të rregullta dhe është mjaft tërheqëse.

India– Një vend i pasur me shumë kultura ka prodhuar një numër të madh femrash të bukura në të gjithë botën. Hija e errët në lëkurë e bën edhe më rrezatuese femrën indiane, aq sa një prej aktoreve indiane është vlerësuar edhe si femra më e bukur në planet. Ajo që i bën edhe më tërheqëse është feminiteti i tyre, rregullat e mirësjelljes dhe lëvizjet delikate.

Argjentina-Femrat e Argjentinës janë të njohura për bukurinë e tyre. Mbi të gjitha ato tregojnë kujdesin e duhur ndaj lëkurës dhe flokëve si dhe ndjekin tendencat e fundit të modës. Një hije disi e zeshkët në fytyrë i bën që të duken më të guximshme dhe më të nxehta.

Serbia– Bukuria sllave e mesdheut është karakteristikë e vajzave serbe. Pothuajse 90% e tyre janë me shtat tejet të gjatë, kanë forma tërheqëse, sy shprehës dhe shumë femra janë ziliqare për bukurinë e tyre.

Koreja e Jugut– Femrat e Koresë së Jugut kanë pamje të pafajshme, fytyrë fëminore dhe janë mjaft të ëmbla. Kanë lëkurë të lëmuar, flokë të drejtë dhe me shkëlqim. Gjatësia e tyre është mesatare dhe linjat trupore të rregullta.

Franca– Bukuria franceze del në pah prej personalitetit, qëndrimit dhe energjisë. Ato janë kryesisht bionde dhe gështenjë. Janë mjaft romantike dhe mjaft të sofistikuara.

Italia– Femrat italiane janë cilësuar si bukuri e jashtëzakonshme mesdhetare. Me flokët gështenjë dhe të errëta dhe tipare tërheqëse ato duken mjaft të bukura.

Ukraina– Femrat e këtij vendi janë të bukura, të guximshme dhe mjaft joshëse. Tiparet e tyre janë të çelëta, sytë me ngjyrë dhe kanë nivel të lartë feminiteti. Kujdesi që tregojnë ndaj vetes dhe veshjes, i bën që të jenë të parezistueshme.

 

SHKARKO APP