Njihuni me 18 vjeçarin me bisht – FOTO/VIDEO

Një i ri ka pasur një bisht mbi 18 cm të gjatë, ndërsa kirurgët janë detyruar të kryejnë një ndërhyrje për të rregulluar defektin. 18 vjeçari jeton në Negpur të Indisë dhe përfundoi në spital për shkak se “bishti” ishte bërë i dhimbshëm.

Mjekët shpjegojnë se bishte rudimentar zhvillohet zakonisht në barkun e nënës dhe më pas zhduket me kalimin e kohës. Trupi e “thith” pjesën për të formuar skeletin në embrion.

Ky i ri ka lindur me një defekt të tillë dhe e ka injoruar atë edhe për shkak të frikës së stigmatizimit. Por, teksa bishti po rritej, u detyrua të përfundonte në spital.

Një ekip prej 6 mjekësh arritën që t’i heqin anomalinë në një operacion të gjatë, gjatë kësaj jave.

“Ky është një rast shumë i rrallë dhe ne nuk kemi parë ndonjëherë anomali të tillë”, tha mjeku.

“Ne e pranuam vetëm pasi ai u ankua për dhimbje të forta mbrapa shpinës së tij dhe nuk i lejonte të flinte”, shtoi ai.

bishti-2 bishti-3 bishti-4

SHKARKO APP